George Clooney ka zbuluar se roli i tij i fundit e dërgoi atë në spital.

Fituesi i Oskarit iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor pasi humbi rreth 11 kg për të luajtur të mbijetuarin e një katastrofe globale në “The Midnight Sky”.

“Unë mendoj se po përpiqesha shumë për të humbur peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten time”, tha 59-vjeçari.

Clooney për Daily Mirror u shpreh se iu deshën disa javë për t’u bërë më mirë.

Aktori u dërgua me urgjencë në spital katër ditë para se të fillonte xhirimi i filmit.

Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën, megjithatë aktori u lirua nga spitali brenda disa ditësh, transmeton rtv21.tv.

Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që prodhuesi i suksesshëm pësoi për rolin.

“Unë rrita një mjekër të madhe të shëmtuar”, zbuloi ai.

“The Midnight Sky” është planifikuar të dalë më 23 dhjetor në Netflix./21Media