Të gjithë e dinë lidhjen e veçantë të aktorit George Clooney  me bashkëshorten e tij, Amal.

Ai gjithmonë ka treguar se sa e vlerëson atë dhe sa me fat është që e ka njohur.

Së fundmi në një intervistë të dhënë Clooney ka rrëfyer dhe një talent të sajin që ne nuk e dinim.

Aktori ka zbuluar se teksa luanin në shtëpi basketboll me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, Amal i ka mundur që të dy!

“Po luanim me gjuajtje të lira në shtëpinë tonë në Angli. Ju besohet që Amal na mundi të dyve. Aty kuptuam që ka talent edhe në basketboll”– ka rrëfyer George.