Ish-kapiteni i Liverpoolit ka nisur punën si trajner

Ish-kapiteni i Liverpoolit ka nisur punën si trajner

Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Steven Gerrard ka nisur punën në një profesion të ri.

Gerrard edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i ekipit të Liverpoolit U-18, dhe punën e re do ta nisë nga sezoni i ardhshëm. Ai është shprehur shumë i lumtur për mundësinë që i ka dhënë klubi për të punuar me futbollistë të rinj.

“Jam shumë i lidhur me akademinë e klubit, kam biseduar edhe me stafin”, deklaroi Gerrard.

“Prandaj kemi vendosur se ka ardhur koha për ta udhëhequr ekipin”, theksoi ish-reprezentuesi i Anglisë.