Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel për të marrë pjesë në një drekë pune, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve antare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
“Në takim, tema diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button