Gërvalla-ministrit slloven: Tensioni për reciprocitet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar.
Siç ka informuar sot ministria, Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës..
“Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.”, ka informuar MPJD.
Nga ana tjetër, kryediplomati slloven ka theksuar qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës./21Media

Back to top button