Gërvalla: Mora një lajm të mirë nga ministri kroat
Në kuadër të procesit të menaxhimit të pandemisë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka marrë një lajm të mirë nga homologu i saj kroat, Gordan Grlić Radman.
Megjithatë Gërvalla nuk tregoi se për çka saktësisht bëhet fjalë por, tha se ai lajm do bëhet i ditur gjatë ditës.
Gërvalla po ashtu tha se me ministrin kroat kanë diskutuar për marrëveshjet bilaterale që janë në proces si: bashkëpunimi doganor, njohja patentë shoferëve, transformimi i personave të dënuar, promovimi reciprok dhe mbrojta e investimeve.
Në këtë takim ajo përmendi edhe mërgatën në Kroaci për të cilën tha se janë të integruar mirë./21Media