Gërvalla në Forumin e Bledit: Do të vazhdojmë të hapim ura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Forumin e Bledit në Slloveni ka thënë se se vendet e Ballkanit janë duke u marrë përsëri me kërcënimet për luftë e të cilat vijnë nga një vend fqinj.
Gërvalla është ndal edhe te reagimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me partnerët shkojnë shumë përtej punëve ditore që ne po bëjmë. Kosova është historia më e suksesshme e perëndimit në rajon që nuk ishte e lehtë në të kaluarën. Kosova është një histori suksesi amerikane dhe evropiane, sepse na duhej NATO për të ndalur luftën dhe gjenocidin dhe për t’i sjellë lirinë popullit tonë, dhe kjo është arsyeja pse ky realitet është shumë përtej asaj që ne po bëjmë në vende të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.
Ministrja po ashtu ka folur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Ajo çfarë po bëjmë, kemi pasur diskutim për hapjen e urave, po pra do të vazhdojmë të hapim urat, sepse ato janë për të bashkuar njerëzit dhe qytetet, urat s’janë për të mbetur aty me simbolet e vjetra të Sllobodan Millosheviqit në qytet të ndarë. Do të vazhdojmë të ofrojmë për të gjithë shansin për të jetuar në paqe dhe siguri në vendin tonë”, ka thënë ajo derisa ka shtuar se veprimet e Kosovës s’janë provokim për askënd dhe se provokim për Serbinë./21Media