Gërvalla: Serbia është e interesuar për një konflikt të ngrirë

Donika Gërvalla Schwarz ka thënë se Serbia është e interesuar për një konflikt të ngrirë.
Kjo siç thotë Gërvalla, pasi Serbia do që partnerët e Kosovës të harrojnë se si shteti ynë ka arritur pavarësinë.
“Mund të ketë një marrëveshje vetëm nëse e dëshirojnë të dyja palët. Dhe ne nuk shohim se Serbia është e interesuar, ne shohim se Serbia është e interesuar për një konflikt të ngrirë, ndoshta që partnerët tanë të harrojnë se si arritëm në pavarësi”, tha Gërvalla në një intervistë dhënë për gazetën “El Periodico”.
Gërvalla nuk sheh ndonjë arsye që Spanja mos ta njoh shtetin e Kosovës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se pret që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

Back to top button