Gërvalla: S’ka datë për liberalizimin e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se janë në proces të hartimit të strategjisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Gërvalla tha se janë duke punuar paralelisht për njohjet e reja, veçmas të 5 vendeve mosnjohëse të BE-së. Ajo tha se anëtarësimi në organizata ndërkombëtarë do të bëhet në disa etapa dhe se pa i siguruar gjitha votat nuk do të aplikojnë në asnjërën prej tyre.
Para deputetëve, Gërvalla nuk dha data për liberalizim të vizave, por tha se janë duke punuar me vendet skeptike.
“Në vija të trasha mund të themi së është punuar me muaj të tërë hartimi i një strategjie për t’i qasur në një formë të duhur, jo vetëm 5 vendeve të BE-së që se kanë njohur Kosovën, por edhe vende të tjera mosnjohëse. Konsiderojmë se statusi i Kosovës është dobësuar me kalimin e viteve dhe ka një stangim për njohje të reja. Duhet paralelisht të punojmë për njohje të 5 vendeve mos njohëse të BE-së, dhe ndërtimin dhe forcimin marrëdhënieve bilaterale me vende të tjera”, tha ajo.
Sipas ministres, ka një ndërrim të lehtë të qasjes së dy vendeve skeptike për liberalizim të vizave. Megjithëse ajo tha se janë plotësuar kriteret, disa vende kanë skeptizicëm për sundim të ligjit në Kosovë, ku duhet të punojnë më shumë në këtë aspekt.
“Regjimi i vizave është i padrejtë dhe pashpjegueshëm. Është çështje e kredibilitetit të BE-së, kriteret janë plotësuar për liberalizim të vizave, por kemi shtete anëtare të BE-së që po e bllokojnë këtë proces. Mbetet për ne të identifikojmë të gjithë rrugët që ndryshojnë këtë qasje për vendet skeptike. Një pjesë e tyre po thirren në shtetin ligjor dhe ne duhet të punojmë në këtë aspekt. Ka një ndërrim të vogël të dy vendeve skeptike, por ne duhet të punojmë”, shtoi ministrja.
Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, Gërvalla theksoi se do të bëhet në disa etapa dhe me një strategji të mirëfilltë.
“Kosova ka nevojë për strategji të mirëfilltë se cilat janë organizatat ndërkombëtare për anëtarësim. Ku kemi interesa për fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe ndihmë qytetarëve”, theksoi ajo.
Po ashtu, Gërvalla tha se Greqia nuk e ka kushtëzuar njohjen me projektin e gazsjellësit.
Lidhur me këtë temë, zëvendëskryeministrja tha se duhet analiza më të mirëfillta për një vendimmarrje.

Back to top button