Gërvalla thotë se shumë shpejtë do të sjellin në Kuvend ligjin për shërbimin jashtëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se projektligji për shërbimin e jashtëm do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim shumë shpejtë.
Kjo çështje është ngritur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka drejtuar kritika për vonesë në sjelljen e këtij projektligji në Kuvend.
“Kur do ta sjellësh ligjin për shërbim të jashtëm në këtë kuvend pasi që je duke e shtyrë që nga muaji qershor i vitit 2021”, ka pyetur deputetja e PDK-së.
Por sipas ministres, i njëjti do të dërgohet së shpejti në Qeveri dhe do të pasohet me shqyrtim dhe miratim në Kuvend.
“Ligj për shërbimin e jashtëm do të vjen në Kuvend shumë shpejtë, tani që dje në mbledhjen e fundit të qeverisë kemi aprovuar projektligjin për shërbyesit civil, ligji për shërbimin e jashtëm është në fazën e tij finale dhe shumë shpejtë do t’i vjen qeverisë dhe pastaj kuvendit për shqyrtim dhe miratim”, ka thënë Gërvalla.

Back to top button