Gërxhaliu: Kosovën e ka kapur një ankth për luftë që po e përshpejton ikjen e kosovarëve

(Lajm i përditësuar)

Ikja e kapitalit të Kosovës, Smajli: Bizneset e kanë një arsye pse zhvendosen në vende tjera

Duke folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës në ”Click” të RTV21 Remzi Smajli profesor Universitar tha se edhe bizneset prodhuese të Kosovës, po zhvendosen në vende tjera, duke përmendur Maqedoninë e Veriut.

”Edhe prej invesitorëve të Kosovës, kemi zhvendosje të kapaciteve në Maqedoni. Bizneset prodhuese në Kosovë kemi transformim të kapitalit në Maqedoninë e Veriut, ata e kanë një aryse pse zhvendosen atje”, tha Smajli.

Gërxhaliu: Ikja e kapitalit të Kosovës duhet të jetë brenga e kyreministrtit dhe ministrit 

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në emsionin “Click” në RTV21 tha se kemi ikje të kapitalit të Kosovës nga Kosova dhe nuk duhet të fokusohemi vetëm në ikjen e të rinjëve.

”Kjo duhet të jetë brenga që duhet ta preokupoj ministrin dhe kryeminsitrin, jo vetëm si ti ndalin të rinjtë, por si ta ndalin kapitalin”, tha Gërxhaliu.

Ai tutje ka shtuar se ”Ne flasim për ikje mendojmë se do ketë zavëndsim të fuqisë punëtore në sektorin privat përmes improtit të fuqsië punëtore. Qasja më e gabuar është që jemi orientuar në këtë drejtim se askush nga këto vende nuk e ka target të mbetet në Kosovës, por ta shfrytëzoj Kosovën për të depërtuar në Evropë”, tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu: Kosovën e ka kapur një ankth për luftë që po e përshpejton ikjen e kosovarëve 

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kosovën e ka kapur një ankth, duke pritur gjithmonë se çfarë do ndodhë nesër.

”Fenomeni i ikjes është evident, një ikje e heshtur që do ketë pasoja të mdha”, tha Gërxhaliu.

Ai tutje ka shtuar se ”Institucionet e Kosovës duhet ta pranojnë  që nga Kosova nuk ikun vetëm të pa punët, skamnorët, po ikun edhe familjet që kanë një stabilitet”.

Smajli: Kurti ka pas thënë se do ketë zvogëlim të varfërisë, por varfëria veç është rrit 

Remzi Smajli profesor Universitar në ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para marrjes së mandatit ka deklaruar se do ketë zvogëlim të varfërisë, por sipas tij, varfëria veç është rrit

”Pak para se me marrë mandatin, Kurti i ka pasur nja 4, 5 pika kryesore, një ndër to ka qenë zvogëlimi i varfërisë, një qëndrushmëri ekonomike ka pas thanë se duhet të rriten rrezervat shtetërore dhe atë kryesisht me prodhime vendore, e që nga këto po rrjedh se varfëria veç është rrit nuk është zvogëluar”, tha Smajli.

Gërxhaliu: Në vitin 2021, 100 euro kanë pasur vlerën e 68 eurove sot 

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në emsionin “Click” në RTV21 tha se gjendja ekonomike në Kosovës nuk është aspak e mirë në Kosovë, duke u bazuar në të hyrat që ka Kosova.

”Në vitin 2021, 100 euro kanë pasur vlerën e 68 eurove sot, në vitin 2021 nga 100 euro si pagë minimale, vetëm 33% kanë qenë të orientuara për të mira materiale, sot janë 63% cfare ndryshimi drastik ka përjetu fuqia blerëse në Kosovë që në mënyrë të drejtpërdrejtë e godet qytetarin”, tha Gërxhaliu.

Smajli: Shporta e qytetarit gjithnjë po varfërohet

Remzi Smajli profesor Universitar në ”Click” të RTV21 tha se shporta e qytetarëve në Kosovë gjithnjë po varfërohet.

Ai tutje shtoi se qytetarët nuk e shohin shumë rritjen ekonomike të shtetit, pasi që e sheh ”shporten e vet se sa ka blerë me pensionin e tij prej 100 eurove”.

”Shkalla e inflacionit tregon se qytetari tani blen më pak se sa ka blerë në vitin 2019 ose vitin 2020”, tha Smajli.

Back to top button