Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu sonte në emisonin “Click” tha se në Kosovë nuk është problemi vetëm te koronavirusi, është edhe pandemia ekonomike.

Gërxhaliu theksoi se vendet e rajonit kanë bërë katër hapa të avancuar, kurse Kosova ende është te pakoja emergjente.

”Nuk është problemi i vetëm koroanvirusi me të cilin po përballet Kosova, është pandemia ekonomike sociale, përderisa vendet e rajonit i kanë bërë katër hapa të avancuar në mbështetje të sektorit privat në mbështetje të qytetarëve ne jemi ende te pakoja emergjente e marsit, janë 170 euro qe Qeveria nuk ka buxhet për t’i paguar”, deklaroi Gërxhaliu. /21Media