Gërxhaliu: Një votë e gabuar do të na kthehet bumerang
Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike ishte i ftuar në Speciale të RTV21, për të folur për zgjedhjet dhe sfidat që e presin qeverinë e re.
Gërxhaliu tha se sot është një ditë e rëndësishme, ku duhet të fitojë vullneti i lirë i qytetarëve.
“Ne e neglizhojnë rëndësinë e zgjedhjeve dhe rëndësinë e votës, por një votë e gabuar do të na kthehet bumerang, si në të kaluarën”, tha ai./21Media