Getinjo dhe Mozzik me fjalë prekëse nga spitali

Getinjo dhe Mozzik me fjalë prekëse nga spitali

Babai i dy reperëve të njohur shqiptar, Getinjo dhe Mozzik, ka pësuar infarkt në zemër, mirëpo me intervenimin e shpejtë të mjekëve ka shpëtuar.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes rrjeteve sociale.

“E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira,e që ti vendos se do a rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë. Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam Babën Gazmend, nga infarktet në zemër. Kjo qenka jeta po të çuditka! Të Dua Bacalok. Faleminderit Zot! Faleminderit Mjekëve!”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

 

“Falë Zotit dhe doktorëve me intervenim shumë të shpejt e shpëtuam babin. I përballoj infarktet dhe e duroj vendosjen e stendës…”, ka shkruar Getinjo në Instagram./21Media