Në familjen e reperëve të njohur,  Mozzik dhe Getinjo sot ka festë pasi që ky i fundit feston ditëlindjen.

Getinjo mbush 29 vjet, dhe urimet për ditëlindjen e reperit tashmë kanë filluar, shkruan rtv21.tv

Getinjo është njëri prej reperëve më të suksesshëm, i cili karrierën e ka filluar shumë herët dhe deri më tani kanë sjell një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh me emra të njohur.

Por, përveç bashkëpunimeve me kolegët tjera gjatë viteve sa ai është në skenë nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet me vëllain e tij Mozzik.

Kujtojmë se, në muajin prill Getinjo ka publikuar këngën “Rash”. Veçanti e këtij projekti është se videoklipi vjen i realizuar me telefon në karantinë. /21Media