Getinjo krenar me Mozzikun: Me dy euro vëlla, janë bërë dy milionë
7 Gusht 2020
Reperi i njohur, Mozzik javën e kaluar ka publikuar albumin e ri me titull “Mozzart”, për të cilin ka pranuar komente të mira nga fansat e tij.
Mozzik për ta promovuar albumin ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Reperi do të udhëtojë në disa qytete të Kosovës, ku do të dhurojë CD për fansat e tij, të cilët sipas tij, e kanë sjellë këtu ku është tani.
Përkrahje të madhe, Mozzik gjithmon ka edhe nga vëllau, Getinjo, i cili në Instagram publikoi një fotografi të autobusit me të cilin Mozzik do të udhëtojë në qytete të ndyshme.
“Me 2 euro vëlla janë bërë 2 milionë”, ka shkruar Getinjo poshtë fotografisë së publikuar në Instagram. /21Media