Getinjo kritikohet ‘ashpër’ nga fansat për këtë arsye

Reperi nga Ferizaj, Getinjo jo rrallë herë është pjesë e mediave rozë, por jo gjithmonë për muzikën e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar në Instagram një fotografi nga kazino, e menjëherë pas kësaj atyre që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, u ka uruar agjërim të lehtë.

Kjo pa dyshim nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit, gjë për të cilën është kritikuar ashpër.
Pas mesazheve që I ka pranuar, ai ka reaguar me anë të një video.
“Paramendo e publikova një fotografi me hurme dhe llokume dhe thashë: ‘Zoti jua pranoftë agjërimin njerëz të dashur, juve që keni agjëruar’ dhe shumë njerëz më paskan shkruar: ‘M*ti që je ti’, ‘ti po agjëron’, ‘ti kështu’, ‘ti po publikon fotografi nga kazino’, ‘mos publiko këso gjëra’ – çfarë dreqin definitvishr…po ju kuptoj se s’keni çfarë tjetër të më bëni, keni ecur”, ka thënë Getinjo në video./21Media

Back to top button