Rep-artisti i mirënjohur ferizajas, Getinjo ka publikuar një imazh të veçantë të fëmijërisë, e kjo dëshmon se atij po i mungon shumë ajo pjesë e fëmijërisë.

“Veq ne kete moshe je i lumtur 100% 👦🏻 #minime”, ka shkruar ai krahas fotografisë, ku shihet se ai nuk ka ndryshuar aspak nga koha e fëmijërisë.

Getinjo para disa ditësh festoi ditëlindjen dhe mori shumë urime të bukura nga njerëzit e tij të zemrës.

Ai është një prej reperëve më të suksesshëm, i cili karrierën e ka filluar shumë herët dhe deri më tani kanë sjellë një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh me emra të njohur. Por, përveç bashkëpunimeve me kolegët tjera gjatë viteve sa ai është në skenë nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet me vëllain e tij, Mozzik.

Në muajin prill Getinjo ka publikuar këngën “Rash”. Veçantia e këtij projekti është se videoklipi është i realizuar me telefon në karantinë./21Media