Getinjo paralajmëron këngën e re
5 Korrik 2020
Rep-artisti i njohur, Getinjo, shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes postimeve në rrjetin social Instagram ku numëron mbi 550 mijë ndjekës.
Getinjo nuk ka dhënë detaje për projektin e ri që po e sjell.
Në muajin prill Getinjo ka publikuar këngën “Rash”. Veçantia e këtij projekti është se videoklipi është i realizuar me telefon në karantinë./21Media