“Hajde luj qyqek” është një prej hiteve të vjetra shqip, e cila edhe sot dëgjohet më ëndje. Duke parë suksesin  e kësaj këngë shumë këngëtarë të estradës e përpunuan dhe e sollën në versionin e tyre, shkruan portali rtv21.tv

E një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer autorit të këngës, Kastriot Grajqevci. Ai në emisionin “ 1 kafe prej shpisë” në RTV21 e quajti vjedhje pasi që siç tregoi  askush nuk i mori leje. Lidhur me këtë ai paralajmëroi padi.

Ndërkohë që “Qyqek” kaloi edhe kufjitë shqiptarë, sipas Grajqevcit kjo këngë u këndua edhe nga rumunët dhe bullgarët. Mirëpo siç sqaroi ai për të ngritur padi ndaj atyre që i morën këngën pa e pyetur, i duhet që të gjejë një avokat të atij vendi, pra Rumanisë për të çuar procesin tutje.

“Kom bisedu me një njëri që është jurist dhe është adekuat për këtë punë,  atje nuk mundesh me shku me avokat prej këtu për me paditë atje, por duhet atje me gjetë një avokat”, tha Grajqevci.

Ndërsa sa u përket këngëtarëve shqiptarë tha se po pret deri sa të përfundojë pandemia./21Media