Çifti i famshëm, Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e kanë konfirmuar të dy përmes rrjeteve sociale.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Jam duke u munduar të tregoj se si po ndihem tani por është e pamundshme. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. I lumtur ta njoh atë, krenare ta quaj atë timen, falënderuese për jetën që do ta kemi së bashku”, ka shkruar Zayn në Instagram.

“Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”, ka shkruar Gigi në Instagram.

Malik e Hadid u bekuan me një vajzë emrin e së cilës akoma nuk e kanë bërë të ditur./21Media