Modelja, Gigi Hadid konfirmoi se ajo po pret fëmijën e parë me të dashurin Zayn Malik duke thënë se është shumë e lumtur dhe e emocionuar.

Modelja, 25 vjeçare në një intervistë për “The Tonight Show” nga shtëpia të enjten konfirmoi se po priste fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik, transmeton rtv21.tv.

“Faleminderit shumë”, tha Gigi pasi Xhimi e uroi për shtatzëninë.

Ajo u shpreh se është e ngazëllyer dhe e lumtur gjithashtu falënderoi të gjithë për mbështetjen./21Media