Gili nostalgjike

Gili nostalgjike

Këngëtarja e njohur, Gili po thuajse që nga fillimi i karrierës ka kënduar këngët punuar nga bashkëshorti i saj Ilir Berani, shkruan rtv21.tv

Dashurinë e tyre që e kanë për njëri-tjetrin nuk hezitojnë asnjëherë ta shprehin edhe përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja si duket sot ka ndjerë nostalgji për kohën e kaluar, pasi që në Instagram ka publikuar një fotografi të realizuar në vitin 1991.

Gili në këtë imazh shfaqet në krahët e Ilirit, teksa gjendeshin në Sarajevë. “1991 Sarajevë”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

1991 Sarajevë❤️❤️

A post shared by GILI Official profile (@gili.official) on

 Kujtojmë se, Gili dhe Ilir Berani fillimisht ishin shokë banke, e pastaj u bënë edhe shokë jete. Ata jannë martuar në vitin 1990 dhe janë prindër të dy djemve, Roberit dhe Redonit./21Media