14 vjet pa Rugovën

14 vjet pa Rugovën

Sot shënohet 14 vjetori i vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova. Me rastin e këtij përvjetori  presidentin e kanë përkujtuar shumë figura publike e njerëz të zakonshëm, përmes rrjeteve sociale, shkruan rtv21.tv

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur, Gili e cila në Instagram ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin Ibrahim Rugovën.

Në kujtim të Presidentit Rugova!”, është mbishkrimi që Gili e ka lënë mbi këtë fotografi.

Presidenti Rugova ishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Rugova, ishte presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar. Presidenti historik Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006./21Media