Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Gili do të publikojë së shpejti projektin e radhës. Kënga titullohet “Beso”, së cilës këngëtarja i ka realizuar edhe videoklipin, shkruan rtv21.tv

Gili përmes një postimi sot ka bërë të ditur se nesër në orën 16:00 do ta publikojë projektin “Beso”.

“PREMIERË – nesër nga ora 16:00 në youtube “Xixa music””, ka shkruar artistja në instagram, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Projekti i fundit muzikor i Gilit, i realizuar me videoklip është “Ashiqare”, i publikuar më 26 korrik të vitit 2019./21Media