Olivier Giroud është në listën e transferimeve tek gjiganti italian Juventus, raporton “Sky Sports”.

“Zonja e Vjetër” është duke shikuar rreth mundësisë së transferimit të një sulmuesi, ku raportohet se dyshja sulmuese Arkadiusz Milik dhe Fernando Llorente, së bashku me francezin Giroud, janë në listën e dëshirave të Andrea Pirlos.

Giroud, kontrata aktuale e të cilit i skadon në fund të këtij edicioni, ka shënuar tetë gola në tetë paraqitje për skuadrën e Chelseat këtë edicion 2020/21.