Olivier Giroud ka hyrë në histori të kombëtares franceze, ku është bërë lojtari i dytë me më së shumti gola, ku ka vetëm legjendën e Arsenalit, Thierry Henry përpara.

Veterani i Chelseat, mbrëmë në ndeshjen ndaj Ukrainës ishte realizator i dy golave, ku ka tejkaluar legjendën Michel Platini si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares franceze.

33 vjeçari është protagonist i 42 golave në 100 paraqitje, ku përpara tij është vetëm legjenda Thierry Henry i cili ka 51 gola në 123 paraqitje. Giroud së bashku me Griezman janë dy lojtarët e vetëm aktiv të top 10 golashënuesve të Francës.

Mbrëmë Franca luajti një miqësore kundër Ukrainës ku e deklasoi me rezultat përfundimtar 7:1. Në listën e golashënuesve ishte edhe 17 vjeçari Eduardo Camavinga, i cili shënoi një gol shumë të bukur në stilin “gërshërë”, ku u bë lojtari i dytë më i ri që paraqitet për ekipin e Didier Deschamps.