Tri fitore radhazi për Akil Gjakovën. Xhudisti kosovar mposhti në çerekfinale Musa Mogushkov të Rusisë dhe kështu u kualifikua për në gjysmëfinale.

Akili në rrugëtimin e tij drejt gjysmëfinales, raundin e parë e kaloi pa luftë, ku në raundin e dytë shënoi fitore kundër izraelitit Ido Levin, ndërsa në raundin e tretë e mposhti gjermanin Anthoy Zigg, dhe në çerekfinale mposhti rusin Musa Mogushkov.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me xhudistin nga Zvicra, Nils Stump.