Xhudisti kosovar, Akil Gjakova po vazhdon rrugëtimin e tij për të siguruar medalje. Akil Gjakova kaloi në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, pasiqë në raundin e dytë e ka mposhtur izraelitin Ido Levin.

Gjakova, në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti xhudistin izraelit Levin dhe në raundin e tretë do të përballet me gjermanin Anthony Zingg.

Nëse Akil Gjakova arrin ta mposhtë xhudistin gjerman, do të kalojë në çerekfinale të këtij kompeticioni.