Xhudisti kosovar, Akil Gjkova veçse ka siguruar medaljen e argjendtë. Akil Gjakova mposhti në gjysmëfinale xhudistin zviceran Nils Stump.

Gjakova triumfoi me IPPON në gjysmëfinale, ndërsa në rrugëtimin e tij drejt finales së Kampionatit Evropian, Gjakova në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse më pas siguroi fitore kundër izraelitit Ido Levin, kundër gjermanit Anthony Zingg dhe në gjysmëfinale kundër zviceranit Nils Stump.

Në finale do të përballet me xhudistin izraelit, Tohar Butbul.