Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës me qëllim të parandalimit të Covid-19, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini mori vendim për reduktimin e stafit të punëtorëve të administratës.

Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se në Gjakovë ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palët e interesuara.

Gjithashtu Shërbimi i tatimit në pronë dhe ofiqarisë do të jetë i hapur për qytetarë, me staf të reduktuar.

Bëhet e ditur se qytetarët që hyjnë brenda objektit të komunës, obligohen të jenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse.

Tutje njoftohet se, Inspektorati i Komunës së Gjakovës bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrolle rigoroze lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha institucionet publike dhe private. /21Media