Banorët dhe opozita kundërshtojnë zgjerimin e rrugës në Gjakovë

Ndonëse në kohë pandemie,  banorët dhe bizneset e rrugës kryesore “Nënë Tereza” në Gjakovë kanë protestuar kundër fillimit të punimeve për zgjerimin e kësaj. Në këtë protestë për të përkrahur qytetarët dolën edhe asamblistë të dy subjekteve opozitare në këtë komunë, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje. Protestën e banorëve dhe pronarëve të bizneseve në këtë rrugë, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e quajti  të  politizuar. Tha se ky projekt do të vazhdojë tutje./21Media