Xhudisti kosovar, Akil Gjakova vazhdoi me fitore në Kampionatin Evropian të xhudos në Lisbonë të Portugalisë.

Akil Gjakova arriti fitoren e radhës kundër xhudistit gjerman Anthony Zingg dhe kaloi në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, fillimisht Akili raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin triumfoi kundër izraelitit Ido Levin dhe së fundmi në raundin e tretë triumfoi kundër gjermanit Zingg.

Në çerekfinale, Akil Gjakova do të përballet me xhudistin nga Rusia, Musa Mogushkov.