Një burrë nga Gjakova është arrestuar pasi që i njëjti kishte ekspozuar armë në rrjetet sociale.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin “Jabllanicë” të Gjakovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një pistoletë me gas me 6 fishek, të cilën armë kishte ekspozuar në rrjete sociale”, ka bërë të ditur policia.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit liruar në procedurë te rregullt./21Media