Arsyetimi: "Urdhër nga Prishtina", se qytetarët nuk respektuan distancën, e Xeni u detyrua ta ndërpres koncertin

Arsyetimi: “Urdhër nga Prishtina”, se qytetarët nuk respektuan distancën, e Xeni u detyrua ta ndërpres koncertin

Ndalemi pak çaste edhe në anën tjetër të medaljes së quajtur Covid-19, e që është ideja e shumë artistëve anë e kënd globit për ta mundur stresin e krijuar nga karantina. Në këtë sens vjen edhe koncerti i këngëtarit Shkëlzen Jetishi, i cili zgjodhi një mënyrë interesante për të përformaur sot nëpër disa lagje të Gjakovës, ku u mirëprit nga qytetarët. Koncerti që për skenë kishte një rimorkio kamioni filloi në rrugën “Bujar Roka” të lagjes “Blloku i Ri”, por që nuk vazhdoi në lagje të tjera, për arsye se u ndërpre me urdhër nga Prishtina për shkak se qytetarët që nuk u përmbajtën dot duke dalë në shesh pa masa mbrojtëse dhe pa respektuar distancën fizike./21Media