Qytetari nga Prishtina, Jusuf Islami, në Parkun e Gërmisë ka hasur në gjarpërin më helmues në Evropën Qendrore i njohur si Vipera Ammodytes.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, duke shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, disa fotografi.

“Përshëndetje miq një takim i rastësishëm me këtë bukuroshin Adrenalina 100%. Nepërka me bri (vipera ammodytes) është gjarpër helmues që bën pjesë në familjen “viperidae” dhe që arrin gjatësinë mbi 90 cm dhe kështu është gjarpri helmues me i gjatë i Evropës qendrore”, ka publikuar Islami në Facebook./21Media