Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester city, Manchester United dhe Tottenham janë në mesin e 12 klubeve që kanë pranuar të jenë pjesë e Superligës Evropiane. Kjo u bë e ditur gjatë ditës së dielë.

Tre nga Italia dhe tre nga Spanja, kanë pranuar të luajnë në një garë rivalësh në Ligën e Kampionëve.

Superliga Evropiane tha se këto klube ranë dakord që të mbahet një garë e re.

Mësohet se Superliga Evropiane nuk do të zëvendësojë Premier Ligën apo ndonjë tjetër. Gara do të zhvillohet mes muajve gusht – maj.

Në total rreth 12 ekipe kanë nënshkruar për super ligën, përfshirë ekipin e Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid nga Spanja, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham nga Anglia, Juventus, AC Milan dhe Inter nga Italia.

Superliga Evropiane pohuan se është planifikuar edhe një garë femrash e cila do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johson, UEFA dhe Premier Liga, dënuan këtë “lëvizje” nga ekipet, pasi lajmet u bënë të ditura.

FIFA, kishte thënë kohë më herët se nuk do të njihte një garë të tillë dhe se secili lojtar që bëhej pjesë, do të penalizohej dhe do humbiste shansin të ishte pjesë e Kupës Botërore.

Në një komunikatë nga Superliga Evropiane u tha, “do të shkojmë përpara, klubet po mbajnë hapur diskutimet mes UEFA dhe FIFA, që të punojnë së bashku, për të shikuar arritjet për ligën dhe për futbollin në përgjithësi”./21Media