Gjashtë persona të lënduar nga një aksident në Rakinicë të Skenderajt

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

‘Sot, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button