13 të prekur nga koronavirusi në Kosovë

13 të prekur nga koronavirusi në Kosovë

Gjashtë persona janë ndaluar dje në komunën e Pejës për shkak të mos respektimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë ditës se djeshme (24 orëve të fundit) ka ndaluar gjashtë (6) persona (në raste të ndara) për veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, nga neni 250, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës“, ka deklaruar Nikçi.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 13-të. Deri tani tri qytete të vendit janë në karantinë, Klina, Vitia dhe Malisheva, ndërsa mbrëmë edhe një qytetar nga Podujeva është prekur nga koronavirusi.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik./21Media