Premier Liga vazhdon sot javën e 13-të, me dy duele interesante, teksa janë publikuar rezultatet e testeve për Covid 19, të bëra gjatë javës së kaluar.

Në bazë të 1 mijë e 548 testimeve të bëra gjatë javës së kaluar, gjashtë raste kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Në javën e kaluar ishin 14 raste pozitive mes datave 30 nëntor – 6 dhjetor dhe besohet që janë nga ndeshja Newcatle United – Aston Villa që u suspendua me 4 dhjetor.

Të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen sipas planit, ku sot do të takohen Wolverhampton – Chelsea dhe Manchester City – WBA.