Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Në 24 orët e fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
Djali nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka tentuar t’i sulmojë antëtarët e familjes.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovës dhe është raporturnë Polici dje, pas mesnate.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Tutje, burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe është raportuar dje, në orën 08:30.
Siç njofton Policia, se ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes këtyre të fundit.
Ndërkaq, palët janë intervistuar dhe i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Gjilan, motra ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.
Sipas PK-së, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes palësh. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Në Prizren, babai ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
Sipas Policisë, palët kishin një mosmarrëveshje që çoi në sulm fizik. I dyshuari gjendet në arrati. Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.
Edhe një tjetër rast në Prizren, ku burri ka sulmuar fizikisht gruan.
Rasti është raportuar dje në orën 20:40, sipas Policisë, ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes çiftit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndërkaq në Rahovec, janë arrestuar dy të dyshuar(vëllezër), pasi të njëjtit u rrahën mes vete, pas një mosmarrëveshje.
Sipas Policsë, të dy kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media