Një person në Prizren është arrestuar nga Polica e Kosovës derisa ishte duke bërë bartjen e gjashtë shtetasve të huaj pa dokumente personale.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar në Lagjen “Arbana” në Prizren.

I dyshuari, gjashtë shtetasit e huaj pa dokumente personale po i bartke me kamion.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media