Gjashtë të arrestuar në Lipjan për vjedhje në vlerë prej 150 mijë eurove

Gjashtë persona janë arrestuar sot në Lipjan, të cilët dyshohen për vjedhjen e gjësendeve që arrijnë vlerën rreth 150 mijë eurove.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë e cila është raportuar me datën 27.11.2022”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150 mijë euro:

– pjesë të makinave për përpunimin e plastikës,
-mjete të ndryshme të punës,
-10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës,
-8 nxemse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës,
-5 pompa uji ,
-1 trafo e rrymës/ furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës etj, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.

Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button