Gjashtë të shëruar në Malishevë dhe një rast i ri me covid-19

 

Në Malishevë gjatë 24-orëve janë shëruar gjashtë persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë prekur 239 persona, prej tyre 194 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 23.

“Shtabi Komunal që merret me menaxhimin e pandemisë së covid-19, ju bën thirrje të gjithë qytetareve që të vazhdojnë me zbatimin e masave për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi.”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Në Komunën e Malishevës,  aktive janë 23 raste me covid-19. /21Media 

Back to top button