Gjashtë persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u konfirmuan edhe 134 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, u shëruan edhe 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Rastet e vdekjeve: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

Statistika (22 Prill 2021)

Raste të reja ditore 134

Të shëruar në 24 orë 516

Të shtruar në spitale 155

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2517

Testime totale 617,664

Raste pozitive 130,114

Raste të shëruara 103,582

Raste Aktive 24,168

Humbje jete 2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18096

Fier 2060

Durrës 933

Shkodër 756

Gjirokastër 665

Korçë 629

Vlorë 350

Dibër 253

Kukës 242

Elbasan 97

Berat 65

Lezhë 22/oranews