Gjashtë të vdekur dhe 185 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Gjashtë qytetarë që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u identifikuan edhe 185 raste të reja, nga 1,281 testime të kryera.

Gjashtë personat që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit: një qytetar nga Tirana, një qytetar nga Peqini, një qytetare nga Lezha, një qytetar nga Fieri, një qytetar nga Kruja, një qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.”

Këtë të hënë janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13577

Fier 1668

Shkodër 1315

Durrës 1187

Vlorë 942

Korçë 946

Lezhë 901

Elbasan 874

Berat 770

Gjirokastër 490

Kukës 396

Dibër 362/vizionplus

Back to top button