Gjashtë të vdekur dhe mbi 500 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë
24 Dhjetor 2020
Gjatë 24-orëve të fundit 6 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitiv.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 -orëve të fundit janë shëruar 546 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste. numri i rasteve aktive është 10.478./21Media
546 TË SHËRUAR DHE 309 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, December 24, 2020