Gjashtë të vdekur, mbi 2 mijë e 600 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjashtë persona të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa nga 7,859 testime të kryera, u identifikuan 2,643 raste të reja pozitive.
Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Kavaja, Berati, Durrësi e Tirana, 66 deri në 85 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 1.692 qyetarë dhe e çuan numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë./vizionplus

Back to top button