Edhe dita e sotme vazhdon me një numër të lartë të prekurish dhe vdekje nga Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 311 raste të reja ditore.

Ndërkohë, 6 pacientë nuk kanë mundur që të fitojnë dot luftën me virusin, duke  e çuar numrin e viktimave në 493.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 20,004, ndërsa ata aktivë janë 8,618 raste.

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Shërime – Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë./oranews