Gjatë këtij viti 70 gra kanë rikonstruktuar gjirin në QKUK

70 gra kanë rikonstruktuan gjirin këtë vitë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të ShSKUK-së në Facebook.

Në këtë njoftim tregohen detajet se si është bërë rikonstruksionin i gjirit.

“Stafi mjekësor ka përdorur disa opsione për rikonstruksionin e gjirit, duke përfshirë përdorimin e implanteve, transplantimin e indeve të vetë pacientit (si përdorimi i indeve nga barku ose shpina), dhe kombinime të metodave. Zgjedhja e teknikës varet nga nevojat dhe preferencat e pacientit, gjendja e indeve pas trajtimeve të mëparshme dhe faktorë të tjerë mjekësorë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“Po ashtu, është arritur përmirësimi i cilësisë së jetës, meqë rikonstruksioni i gjirit mund të ndihmojë shumë gra të përballojnë më mirë pasojat psikologjike të mastektomisë ( heqjes së gjirit), duke përmirësuar vetëbesimin dhe mirëqenien emocionale. Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe kujdesin post-operativ kanë ulur shkallën e komplikimeve në mënyrë të ndjeshme. Pajisjet e nevojshme dhe materiali janë siguruar nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, thuhet tutje./21Media

Back to top button